MENU
klinika

Duhej të ishte në karantinë

Juve e prezantoi sot, kallëzim penal për Vlahovic

28.01.2022 - 22:21

Rregullat janë rregulla dhe duhen zbatuar. Duket se serbët e kanë në gen t’i shkelin. Pas Djokovic, edhe Vlahovic bën të njëjtën gjë, por ndaj tij është bërë një kallëzim penal.

Blerja e fundit e Juventusit, për t’u kthyer në lojtarin e ri që mban numrin 7 te bardhezinjtë, duket se do ta nis me një gjyq. Sulmuesi serb ka shkelur ligjin në Itali dhe të hënën ndaj tij do të regjistrohet një një kallëzim penal.

Pamjet e tij mes turmës në J-Medical, më pak se një javë pasi rezultoi pozitiv, bënë shumë bujë sot dhe u përmendën në mediat italiane, pasi rezulton se ai ka thyer normativën ligjore për karantinën e personave që rezultojnë të infektuar.

Drejtori i Qendrës Rajonale Shëndetësore në Toscana, Gorgio Garofallo, ka shpjeguar arsyen pse Vlahovic ishte në shkelje të ligjit në momentin kur është larguar nga banesa e tij për të udhëtuar drejt Torinos e firmosur me bardhezinjtë.

“Çështja po bën shumë bujë mediatikisht por ne si Qendër Rajonale Shëndetësore jemi të qetë. Rregullat janë të qarta; i vaksinuari me tre doza mes pozitivitetit dhe negativitetit, duhet të presë 7 ditë.

Nëse braktis izolimin, është një shkelje e normave që ka përgjegjësi penale. Veprimi ynë është i detyrueshëm dhe ne jemi të qetë, sepse po bëjmë që nga dita e kaluar çdo gjë që është e nevojshme në këtë situatë”, tha ai.

Është regjistruar kallëzimi penal, meqë lojtari duhej të kishte qëndruar të paktën edhe sot në banesën e tij, për të plotësuar 7 ditët sipas ligjit e më pas t’i nënshtrohej tamponit për të mësuar nëse ishte negativ apo jo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ambicia e legjendës së portës

Buffon e tepron: Synoj Botërorin 2026