MENU
klinika

Pol i tretë në PD?

Kadilli thirrje demokratëve: Shkëputuni nga Berisha, të krijojmë një projekt të ri

16.01.2022 - 20:50

Ish-anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, në një lidhje me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” shprehet se opozita sot ka dalë nga beteja e saj, e që është lufta kundër qeverisë Rama.

Sipas tij, Berisha dhe Basha po përpiqen të marrin maksimalisht bazën e partisë.

“Secila prej dy figurave përpiqen të marrin sa më shumë nga mbështetja brenda partisë. Fatkeqësisht ne po grindemi dhe kemi dalë nga misioni opozitar, beteja sot është kush do ta marrë pallatin e opozitës, beteja duhet të ishte drejtpërdrejt me Ramën…Mënyra sesi deklarohet Berisha, që e quan revolucion, kjo është komprometim, nuk mund të jetë revolucion. Gara është kush e ka shumicën, nuk ka asnjë zgjidhje.”

Kadilli iu përcolli një thirrje demokratëve:

“Nëse duam dhe kemi një përgjegjshmëri përballë kujdo, i bëj thirrje çdo demokrati që të shkëputen nga Berisha, të krijojmë një projekt të ri brenda PD-së, me njerëz të pastër, të ndershëm, që e duan këtë vend…Njerzit kanë nevojë për një përgjigje të re politike. Nuk mund të pranoj dot një projekt për të pajtuar njerëzit.”

"Në raundin e tretë të shkohet me një kandidat"

Balla kundër propozimit të Alibeajt: 4-2-1 nuk është negociatë

Do të negociojë për të zgjidhur krizën brenda selisë blu?

A e njihni Berishën si kryetar të PD-së? Flet zyrtari i lartë i BE

"Nga eksodi, në eksod"

Tirana kryeqytet i Evropës!

“S’ka ecuri pa një opozitë të vërtetë”

Eurodeputeti jep mesazhet për Shqipërinë