MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam dhimbje stomaku. Kur duhet të shkoj tek mjeku?

14.01.2022 - 07:52

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam dhimbje stomaku. Kur duhet të shkoj tek mjeku?

Mjeku: Sipas të dhënave, dhimbja e stomakut mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje kërcënuese për jetën. Këtu përfshihet edhe apendisiti dhe bllokimi i zorrëve. Dhimbjet e stomakut konsiderohen urgjente në rast se:

-Jeni shtatzënë,
-Dhimbja nis brenda një jave pas kryerjes së një ndërhyrje kirurgjikale,
-I jeni nënshtruar një baypasi gastrik apo ndërhyrje në zorrë,
-Zona abdominale është e zgjeruar, forcuar apo e nxirë,
-Keni hemoragji,
-Keni vështirësi në frymëmarrje,
-Keni shtrëngim të kraharorit,
-Keni marramendje, dhimbje të qafës e shpatullave,
-Keni probleme me shikimin.
-Në raste të tilla njeriu nuk duhet të presë që dhimbja të largohet vetë por të drejtohet vetë në qendrën mjekësore më të afërt.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.