MENU
klinika

Kandidat të pavarur në zgjedhje?

Berisha: Mund të bëjmë koalicion edhe me LSI-në

27.01.2022 - 22:40

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka theksuar dhe njëherë që “Foltorja”do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 Marsit.

Berisha bëri me dije se ditën e djelë do të bëhet votimi i kandidatëve të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale duke ndjekur mënyrën primare.

I pyetur se nëse kandidatët e tij do të marrin pjesë si të pavarur, ish-kryeministri tha se mund të ketë një koalicion me partitë e tjera duke mos përjashtuar një bashkim as me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Votimi është të djelën. Votimi nga anëtarësia është hsumë më mirë se ëmërimi nga përfaqësia dhe ne jemi zotuar për këtë. Ai që merr vota më shumë do shpallet fitues.

Një koalicion partish dhe tjetra është një komision mbështetës për kandidatin i përbërë prej 9 vetësh dhe mbledhja e firmave. Do vendoset gjatë ditëve në vijim se cila formë do të përdoret. Por një gjë është ë sigurt që Partia Demorkatike do të marrë pjesë në kë to zgjedhje dhe do të ketë një rezultat që do të habiten.  Opozita e vërtetë përballet me narko qeverinë dhe peng Bashën”, tha Berisha.

Zonja Kryemadhi do të bashkohet në këtë koalicion?

Berisha: Jemi në diskutime, me të gjithë pa përjashtim.

Nëse do të dalin si kandidat të pavarur do të kenë logon e PD-së?

Berisha: Sicc e dini ndërtesa dhe logoja janë të konfiskuara. Ky është revolucion se kush janë, kush përfaqëson PD është faktuar para shqiptarëve në 11 dhjetor dhe 18 dhjetor ata që duan ta pranojnë 40 mijë firma apo të pranojnë variantin ku 1958 persona shumëzohen me 3 dhe dalin 5004.  Me të gjitha ka negociata. Do të jenë kandidatë të Aleancës. Aleanca do të ketë logon e vetë.