MENU
klinika

Po hakmerret me Kim?

Kanye West shfaqet duke u puthur me Julia Fox

14.01.2022 - 08:09

Kanye West ka filluar të bëjë serioze romancën e tij të re me Julia Fox të mërkurën, pasi dyshja shijuan një darkë me emra të njohur si: Madonna dhe Floyd Mayweather në Delilah në Los Angeles. Madje ata u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar. Ndonëse ishin shfaqur disa herë bashkë këto ditë, vetëm mbrëmjen e djeshme u shfaqën para njerëzve në momente intime.

Teksa mbërritën në restorant, Kanye dhe Julia u shoqëruan nga një grup yjesh të tjerë, si Madonna, e cila publikoi një fotografi me dyshen në Instagram. Superylli i boksit, Floyd Mayweather, u pa gjithashtu duke hyrë në restorant.

Kanye West shfaqet duke u puthur me Julia Fox. Po hakmerret me Kim?

Mirëpo, shumë fansa dhe media janë fë mendimit se Kanye West po hakmerret me Kim Kardashia. Kjo pasi puthja e tij me Julia vjen më pak se 24 orë pasi Kim dhe Pete Davidson kaluan një takim relaksues së bashku dhe u shfaqën duke ecur përdore para paparacëve.

West dhe Fox se janë takuar për herë të parë në natën e Vitit të Ri, kur ajo kaloi pak kohë me të pas koncertit të tij në Miami. Dy ditë më vonë, ata patën një takim në Miami. Më vonë gjatë javës dy yjet morën pjesë në shfaqjen e mirënjohur “Slave Play” në Broadway të New Yorkut.