MENU
klinika

Ndiqni këto truke të thjeshta!

Këmbë të ftohta dhe nuk po dini se si të veproni?

18.01.2022 - 11:36

Ju “shtangen” shputat? Gishtat po ju bien ngërç, sepse qarkullimi i gjakut nuk është i mirë. Problemi është se nuk ka mjaftueshëm muskuj që mund t’i mbajnë këmbët tuaja të ngrohta, andaj mund të ngrijnë shpejt.

Për të lehtësuar këto telashe gjatë dimrit, hani ushqime që përshpejtojnë qarkullimin e gjakut, si vaji i peshkut ose xhenxhefili.

Ulni sasinë e kafeinës dhe rrisni dozën e agrumeve.

Magnezi është gjithmonë një zgjidhje e mirë, ndaj mund ta merrni nëpërmjet ushqimeve të freskëta, si bananet dhe drithërat, ose nëpërmjet suplementeve ushqimore.

Përveç kësaj, bëni masazh këmbëve me vaj rozmarine çdo natë para se të shkoni në shtrat dhe lajini ato në legen çdo natë të dytë.

Hidhni ujë të ngrohtë në një legen dhe në tjetrin ujë të ftohtë, më pas vendosni këmbët tuaja në mënyrë alternative në të parin dhe më pas në të dytin.

Është e rëndësishme të siguroheni që gjithmonë të filloni dhe përfundoni procedurën me ujë të ngrohtë. Çdo pjesë e këtij trajtimi të thjeshtë në shtëpi duhet të zgjasë rreth tridhjetë sekonda.