MENU
klinika

Për çfarë biseduan?

Kim pret Bashën në rezidencën e saj: Një opozitë e fortë është thelbësore…

28.01.2022 - 21:33

Ambasadaroja amerikane në Tiranë ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demorkatike.

Lajmin e konfirmon vetë Yuri Kim përmes postimit rreth bisedës me Lulzim Bashën.

Foto tregon se takimi si asnjëherë më parë është zhvilluar në rezidencën amerikane. Më herët Kim e ka takuar Bashën publikisht vetëm në selinë e tij.

Ndërkohë, ambasadorja e ka shoqëruar foton me mesazhin:

Falenderoj Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer rreth çështjeve kyçe në marëdhëniet SHBA-Shqipëri. Duke përfshirë forcimin e institucioneve demokratike, luftën kundër korrupsionit dhe investimet amerikane në Shqipëri nga veriu në jug. Një opozitë e fortë është thelbësore për demorkacinë.