MENU
klinika

Analiza

Kina dhe Rusia po testojnë kufijtë e fuqisë së BE-së

19.01.2022 - 20:43

Nga Gideon Rachman, Financial Times

A janë europianët të dënuar të kalojnë shekullin e 21-të duke u ndikuar nga fuqitë e huaja? Brukseli, beson se fuqia kolektive e BE-së është e vetmja mënyrë për të shpëtuar kontinentin e vjetër nga ky fat.

Megjithëse asnjë vend i vetëm europian nuk mund tia dalë i vetë me Amerikën apo Kinën, dhe BE-ja së bashku me këto dy vende renditet si një nga tre ekonomitë më të mëdha në botë. Por ideja se pesha ekonomike e BE-së mund të shndërrohet lehtësisht në fuqi gjeopolitike po i nënshtrohet një kontrolli brutal të realitetit.

Kriza e Ukrainës e ka lënë mënjanë BE-në . Ndërkohë Kina ka vendosur sanksione jozyrtare ekonomike ndaj Lituanisë, një anëtare e BE-së dhe Brukseli po përpiqet të gjejë një përgjigje të përshtatshme.

Nëse gjërat shkojnë keq për BE-në gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, diskutimet për një Europë “gjeopolitike” do të tingëllojnë gjithnjë e më qesharake. Por gjithashtu ekziston mundësia që krizat aktuale, veçanërisht sfida lituaneze të çojnë në një hap përpara në aftësinë e BE-së për të mbrojtur interesat e saj në arenën globale, raporton abcnews.al

Kriza mbi Ukrainën është një çështje lufte dhe paqeje në kontinentin europian, kështu që disa zyrtarë të BE-së ndihen të poshtëruar që nuk morën pjesë drejtpërdrejt në negociatat e fundit. Megjithatë, nuk duhet të jetë një surprizë e madhe që Brukseli u mënjanua. BE-ja nuk është një fuqi ushtarake dhe mund të mos jetë kurrë. Dhe Ukraina nuk është anëtare e BE-së.

Përkundrazi, Lituania është një nga 27 vendet anëtare të BE-së. Ajo është gjithashtu e përfshirë në një mosmarrëveshje tregtare dhe tregtia është një nga fushat e pakta ku BE-ja është tashmë një peshë e rëndë globale.

Pra, europianët kanë një mundësi dhe një detyrim për të për të reaguar së bashku.

Qeveria lituaneze është dënuar nga Kina për përmirësimin e marrëdhënieve të saj me Tajvanin, një ishull demokratik vetëqeverisës që Pekini këmbëngul se është një provincë rebele. Si përgjigje, Pekini ka aplikuar metoda që Gabrielius Landsbergis, ministri i jashtëm lituanez, i krahason me “Inkuizicionin spanjoll”.

Kina nuk po bllokon vetëm tregtinë me Lituaninë. Gjithashtu po bllokon të gjitha produktet që përmbajnë komponentë të prodhuar në Lituani, duke shkaktuar një problem për investitorët e huaj në vend. Pekini ka zgjedhur një taktikë të zgjuar. Investitorët gjermanë në Lituani po i kërkojnë qeverisë të tërhiqet, ndërsa sondazhet sugjerojnë se opinioni publik lituanez është kthyer kundër Tajvanit.

Por politika e Kinës përmban gjithashtu rreziqe që Pekini mund të mos i ketë llogaritur plotësisht. Duke synuar zinxhirin e furnizimit të BE-së, kinezët po synojnë integritetin e tregut të vetëm europian, i cili është qendror për ekonominë dhe aspiratat strategjike të BE-së. Siç shprehet Janka Oertel nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë: “Duke europianizuar problemin, Kina e ka kthyer këtë në një provë për të gjithë BE-në”.

Kjo nuk është vetëm një çështje teorike. Disa europianë kanë frikë se vendi i ardhshëm në synimet e Kinës do të jetë Republika Çeke, qeveria dhe politikanët e së cilës kanë qenë gjithashtu miqësore ndaj Tajvanit, raporton abcnews.al

Fabrikat çeke luajnë një rol kryesor në zinxhirin e furnizimit të BE-së, kështu që synimi i komponentëve të prodhimit çek mund të krijojë kaos brenda tregut të vetëm. Disa politikanë europianë janë të irrituar që lituanezët kanë vepruar pa u konsultuar me pjesën tjetër të BE-së. Por lituanezët nuk e kanë kthyer politikën e BE-së “një Kinë”.

Dhe mbështetja për demokracinë dhe mbrojtja e kombeve të vogla duhet të jenë vlerat thelbësore europiane. Zyrtarët e BE-së kanë premtuar mbështetje dhe solidaritet për Lituaninë. Me siguri do të diskutohet një çështje kundër Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, por mund të duhen vite që të realizohet.

Pra, në vend të kësaj, francezët, të cilët aktualisht mbajnë presidencën e BE-së, po kërkojnë të përshpejtojnë miratimin e legjislacionit kundër masa shtrenguese. Kjo do t’i lejonte BE-së të hakmerrej kundër masave shtrënguese tregtare, nga Kina apo çdo vend tjetër, me një sërë masash që mund të përfshijnë bllokime mbi investimet dhe tarifat.

E veçanta e këtyre masave për sa i përket Brukselit, është se janë masa tregtare. Ndryshe nga çështjet e thjeshta të politikës së jashtme, të cilat kërkojnë unanimitet, vendimet për tregtinë mund të merren me shumicë votash, raporton abcnews.al

Kjo do të nënkuptonte se miqtë e Kinës brenda BE-së – veçanërisht Hungaria dhe Greqia nuk do të ishin në gjendje të parandalonin miratimin e legjislacionit kundër shtrëngimit ose vendosjen e tij. Reinhard Bütikofer, një anëtar me ndikim i Parlamentit Europian, i cili është sanksionuar personalisht nga Kina, beson se kriza e Lituanisë mund të çojë në një hap përpara në aftësinë e Europës për të projektuar fuqi.

Sipas tij: “Ndërlidhja midis tregtisë dhe politikës së jashtme na lejon të përdorim politikën tregtare për një ndjekje më efektive të politikës së jashtme”.

Por proceset legjislative të BE-së janë komplekse, duke e bërë të pamundur që masat të miratohen para verës. Deri atëherë Lituania mund të jetë detyruar të tërhiqet. Për interesat e tyre, europianët duhet ta ndalojnë këtë.

Nëse Kina ia del me sukses me Lituaninë, ndërsa BE-ja vetëm e shikon pa mundur të bëjë asgjë, diçka e tillë do të ndikojë vetëm në Pekin, por edhe në Moskë dhe Uashington.