MENU
klinika

Nga xhelozia për Elgitin tek “veset” e saj

Klea Huta zbulon disa “sekrete”

15.01.2022 - 11:26

Klea Huta ndonëse tepër e zënë me angazhimin në televizion, akademinë për fëmijë, dhe mbi të gjitha me kujdesin për vogëlushin e saj Krid, gjen gjithmonë kohë për të biseduar me ndjekësit. Së fundmi, ajo ka bërë “lojën e hamendësimeve”, ku ndjekësit shkruajnë diçka e më pas Klea konfirmon ose mohon.

Ndër të tjera ajo ka zbuluar disa cilësi të vetat: që është e turpshme vende-vende, e vendosur (ndonëse jo gjithmonë), e vëmendshme, e fiksuar pas detajeve, e ndjeshme po ashtu.

Nga ana tjetër, moderatorja ka treguar edhe disa prej “veseve” tē saj, si për shembull: kokëfortësinë dhe faktin që është nevrike.

Gjithashtu, ndonëse disa prej ndjekësve ju është dukur e ftohtë dhe mendjemadhe, Klea ka refuzuar të pranojë se është e tillë.

Sa i përket familjes, një prej ndjekësve ka shkruar: “Dëshiron të kesh tre fëmijë gjithsej”, dhe Klea e ka pohuar.

Nëse mendonit se është xheloze për Elgitin, e keni gabim. “Kam qenë”, ka shkruar Klea, duke treguar se tani nuk është më.