MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Klubi i Serie A vendos të blejë Nedim Bajramin

14.01.2022 - 18:26

Pas Armando Brojës, futbollisti më në formë i momentit nga kuqezinjtë e Kombëtares është Nedim bajrami. Klubi i Sassuolos duket se ka vendosur që të bëjë një investimin të madh në merkato së janarit, duke blerë sulmuesi shqiptar.

Skuadra e Serie A, e cila pak ditë më parë pa t’i largohej nga radhët e saj Boga për t’u transferuar tek Atalanta, sheh te fantazisti shqiptar emrin e duhur për të zëvendësuar boshllëkun që mbetet në skuadër.

Empoli fillimisht dukej se nuk do të linte Bajramin të largohej gjatë janarit, duke menduar se në verë mund të përfitonte më shumë nga futbollisti i cili po spikat në këtë edicion në Serinë A. Por trajneri i Sassuolos, Dionisi, i cili e ka drejtuar edhe në edicionin e kaluar Bajramin në Serie B, i ka kërkuar klubit medoemos blerjen e tij.

Kështu, Sassuolo ka nisur negociata konkrete dhe sipas “Tuttosport”, marrëveshja është drejt finalizimit. Raportohet se negociatat mes palëve po bëhen për një shifër prej 10 milionë euro, me bonuse e pagesa të tjera në varësi të asaj që do të shfaqë Bajrami.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN