MENU
klinika

“ Ish-kryeministri nuk është i qartë”

Koalicioni Berisha-LSI, Lubonja: Kanë humbur fuqinë

31.01.2022 - 20:20

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, komentoi zgjedhjet e pjesshme lokale dhe koalicionin Berisha-LSI, të pagëzuar me emrin “Shtëpia e Lirisë”. Sipas Lubonjës pritet që të maten forcat se si do të jetë ky koalicion në raport me PD e Bashës.

“Primaret janë në kontekst interesi për të fituar imazh të mirë. Unë kam gjykuar se nuk kemi pasur nevojë për t’u përçarë këto partitë, por duhen bashkuar. Është një provë për të parë se sa forcë ka ky koalicion, për të parë dhe raportin me PD që mbetet e Bashës. Pashë Shkodrën. M’u duk interesante situata atje. Sfida e opozitës është e madhe. Ne po merremi me opozitën dhe jo me qeverinë, sikur s’ka nevojë për opozitë”, tha Lubonja.

Lubonja tha se duke qenë se koalicioni Berisha-LSI në fund do të mbështesë vetëm një kandidat, do të krijohet një pikëpyetje e madhe. Sipas tij, nuk do të kuptohet se si është diferenca mes votave të marra nga koalicioni nga njëra anë dhe Lulzim Bashës nga ana tjetër.

“Basha është ndarë nga këta (Meta dhe Berisha), sepse ka llogaritur që do i fusë SHBA në burg. Ka një problem. Ligji që ndërroi Rama ishte për zgjedhjet e përgjithshme, e jo për koalicionet. Sepse tani pse e kanë mundësinë të bëhen koalicion. Sipas asaj që di unë nga zgjedhjet e përgjithshme nuk ndahen më se sa kandidatë ka njëri e tjetri. Po kush e ndan shapin nga sheqeri se kush janë të PD dhe LSI për ta matur me Bashën. Ky është një hendikap për Berishën dhe sfidën e tij ndaj Bashës. Do të duket diferenca midis votuesit që kërkon një opozitë Berisha-Meta dhe për të parë se sa vlen Basha. Do të ishte më e drejtë të ishte e ndarë. Në këtë rast koalicioni humb fuqinë. Kam pikëpyetjet e mia. Fjala vjen, Bardh Spahiu në Shkodër sa mund të bashkojë opozitën dhe të thithë njerëz të tjerë. Unë i shoh të dorëzuar shqiptarët”, theksoi analisti.

Lubonja theksoi se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro sa i përket luftës ndaj oligarkisë. Edhe Berisha sipas tij që në të kaluarën i goditi, sapo mori pushtetin u bë palë me ta.

“Këto janë parti oligarkësh, e provon fakti se Berisha nuk na ndjeshmëri për të folur për oligarkinë. Sa është që instinktit popullor ndjen që këtu ka një opozitë të shitur për të bërë fasadën, për të qëndruar qetë, për të qenë urtë e butë me opozitën. Sa është kjo reagim ndaj kësaj e që s’ka të bëj fare me kë përfaqëson. Është një ide që po na kap një parti-shtet dhe më pas ndërtohen katet e lëvizjet. Ne kemi bërë hapa prapa. Më 21 janar dolën njerëz, për 700 mijë euro, tani janë miliona që luhen dhe nuk lëviz më njeri. Kemi bërë hapa mbrapa, paçka se Soreca e këto të tjerët thonë që po bëjmë hapa përpara. Unë s’e shoh kështu. Disa thonë që të bëhet më keq, që të bëhet më mirë më pas. Jam i paqartë për këtë. Ja tani u bënë primaret, por unë nuk besoj shumë. As Berisha nuk është i qartë, tha që do të godasë oligarkët në 2005 e u bashkua me to”, tha Lubonja.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin