MENU
klinika

Për çfarë akuzohet?

Kontrollet në Sarandë, “Shqiponjat” shoqërojnë një tjetër person

15.01.2022 - 10:56

Shoqërohet një person i dytë nga kontrollet e Policisë në Sarandë. Mësohet se është kapur nga forcat “Shqiponja” me dorezë metalike një i ri nga fshati Vllahat, bashkia Delvinë. Ai akuzohet për mbajtje të armëve të ftohta.

Në kuadër të ruajtjes së sigurisë dhe rendit, policia e Sarandës, ditën e djeshme ngriti disa postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Nga kontrolli i ushtuar nga forcat Shqiponja dhe FNSH në vendin e quajtur Ura e Kranesë pasditen e djeshme u kap një i ri nga Gjirokastra. Këtij të fundit iu gjetën disa doza me lëndë narkotike.

Postblloqet vazhdojnë për kapjen e personave të armatosur, apo në kërkim.

 

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin F. G.,29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Delvinë, sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet një perforcuese grushti (dorezë metalike).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.