MENU
klinika

Munguan 3 anëtarë

Korça propozon Dukën kandidat për president të FSHF

28.01.2022 - 15:13

Këtë të premte janë zhvilluar punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë, ku janë zgjedhur delegatët që do të përfaqësojnë SHRF Korçë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së më 2 mars.

Në këto punime morën pjesë delegatët e 5 anëtarëve të kësaj shoqate, nga 8 që janë në total. Këto 5 anëtarë u përfaqësuan në këtë mbledhje nga 7 delegatë. Erseka, Bilishti dhe Pogradeci nuk kishin dërguar përfaqësuesit e tyre.

Anëtarësia e shoqatës vendosi të propozojë emrin e Armand Dukës si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin e Arben Dervishaj si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Korçë zgjodhën me unanimitet të plotë, kryetarin në mandat, Ilirjan Përmeti dhe Roland Shkëlqimin për t’i përfaqësuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN