MENU
klinika

Kryeministri i Bullgarisë zhvillon vizitë zyrtare në M. e Veriut

18.01.2022 - 12:02

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Petkov do të shkojë në Shkup bashkë me zëvendëskryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, Kristian Vigenin, me ministrin për Punë të Jashtme dhe për Transport dhe Lidhje, Teodora Gençovska dhe Nikollaj Sabev.

Në aeroportin e Shkupit delegacionin bullgar do ta presë ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, dhe më pas pritet të fillojë edhe pritja solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.