MENU
klinika

Flasin ekspertët: Përderisa gjykata…!

Kush regjistrohet Basha apo Berisha me logon e PD për zgjedhjet e 6 bashkive?

14.01.2022 - 20:36

Shqipëria pritet të përfshihet në një betejë tjetër elektorale, ajo e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashkitë e mbetura pa kryetarë. Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se i ka dërguar një shkresë KQZ-së për t’u njohur mbi vakancat e krijuara.

Në studion e Zona Zero u diskutua mes dy ekspertëve të njohur Kristaq Kume dhe Jordan Daci në lidhje me faktinse nëse zgjedhjet mbahen brenda një harku të shkurtër kohor, cila PD do të regjistrohet, ajo që përfaqësohet nga Lulzim Basha apo Sali Berisha.

Për Kumen gjithçka është e qartë, në KQZ duhet të regjistrohet PD e përfaqësuar nga Basha, pasi ai njihet deri më tani nga Gjykata ka vulën dhe selinë.

“Ligjërisht është Basha ai që ka vulën figurative dhe institucionale, ai që në KQZ e pret e i merr propozimet e tij për kandidatët. Edhe grupimi tjetër mund të përfaqësohet por jo si subjekt politik, por me qytetarët, pa parti. Unë nuk shoh rrugë tjetër”, tha Kume.

Juristi Daci mbajti këtë qëndrim për sa kohë ka gjykata nuk ka ndonjë të fundit nga Gjykata për statusin e PD-së.

“Vërtetimet e fundit në partitë politike e vendimet është ai i fundit që është regjistruar në Gjykatë. Do ë jetë vendimi i fundit i Gjykatës që vendos. Për momentin është ajo PD-ja që është e përfaqësuar në Kuvend. Nëse ndodh ky ndryshim, ka një pjesë që ka ankim dhe nuk ushtrohet. Edhe këtë nëse do të kishim një vendimmarrje e një ankim, gjendja do të mbetet e pandryshuar”, theksoi Daci.

Nderohet me 1 minutë heshtje ish-presidenti i PE-së

Kuvendi hap punimet për 2022, deputetët në këmbë për himnin

Propozohet krijimi i një qeverie të pakicës në Malin e Zi

Abazoviç, kryeministri i tretë shqiptar në Ballkan?

"Faleminderit nga të gjithë laçianët..."

Erdogan dhe Rama dorëzojnë çelësat e banesave