MENU
klinika

‘Nuk jam i rrezikshëm’

Lefter Koka lihet sërish në burg nga Apeli i GJKKO

02.01.2022 - 13:13

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka do të qëndrojë sërish në burg. Ai ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme të Apelit pasi kërkoi lirinë dhe pretendoi për masë më të butë sigurie pasi është një person që nuk ka rrezikshmëri shoqërore, dhe as mund të prishë ndonjë provë.

Por Gjykata ka vendosur ndryshe, duke e lënë në qeli ish-ministrin Koka, i cili edhe festat e fundvitit i kaloi prapa hekurave.

Në vendimin e dhënë, gjykata ka përpiluar se ish-ministri i cili akuzohet për veprën penale të korrupsionit, të pastrimit të parave dhe shfrytëzimit të postit publik, do qëndrojë në burg të paktën deri në përfundimin e plotë të hetimeve që janë ndërmarrë ndaj tij.

GJKKO caktoi në datën 16 dhjetor masën e sigurisë “arrest me burg” dhe aktualisht ai po mbahet në paraburgimin e 313. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është fotografuar para disa ditësh në ambientet e qelive të paraburgimit brenda ambienteve të ‘313’, në ambientet e ajrimit.

SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë “Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin