31.01.2022 - 20:19
LSI i është përgjigjur deklaratave të Partisë Demokratike teksa u shpreh se koalicioni i emërtuar ‘Shtëpia e lirisë’ bëhet për të dëmtuar demokratët.
LSI shkruan se Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh.
“I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë.”- shkruan LSI.