MENU
klinika

"Ja se çfarë i sugjerova Bashës dhe Berishës!"

Lufta brenda PD-së / Mediu: Duhen të bashkohen!

23.01.2022 - 00:10

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se përgjegjësia e parë është te PD, e cila duhet të gjejë mënyrën për të kapërcyer krizën.

Mediu tha se nuk ka rrugë tjetër për tu përballur me këtë realitet politik qeverisës korruptiv se sa opozita të jetë e bashkuar.

Pjesë nga intervista:

Mediu: Opozita duhet të jetë e bashkuar për tu përballuar me këtë realitet. Debatet duhen tejkaluar në shërbim të interesave të të djathtëve dhe qytetarëve shqiptarë.
A keni diskutim me Bashën, Berishën dhe aktorë të tjerë për t’ia propozuar këtë?

Mediu: Unë ja kam propozuar këtë të dyja palëve sepse dua që të jenë bashkë në PD dhe këtë mendim e kam thënë dhe publikisht. E mbështes si rrugën e vetme për të kapërcyer këtë situatë.