MENU
klinika

Njoftimi

Lulzim Basha cakton Roland Bejkon si drejtues politik të Qarkut Gjirokastër

26.01.2022 - 16:16

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së partisë Roland Bejko.

roland bejko

vijon…

Njoftimi i plotë

Të nderuar Kryetarë,

Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko.

Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.

Sekretari i Përgjithshëm
Gazment BARDHI