MENU
klinika

E rëndë në Klos

Makina përfundon në greminë, humb jetën shoferi

10.01.2022 - 10:24

Një aksident i rëndë është shënuar në fshatin Cerujë të Klosit. Një automjet ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën shoferi.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e fshatit të Cerujës teksa mjeti po rimorkjohej nga një tjetër mjet. Por këputja e litarit tërheqës ka rezultuar fatale për shtetasin P.M i cili ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën.