MENU
klinika

Çfarë duhet të dini?

Mali i Zi ashpërson rregullat në kufi prej 2 Janarit

01.01.2022 - 19:39

Prej ditës së nesërme rregullat e hyrjes në Malin e Zi ndryshojnë. Ky ndryshim ka ardhur për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se në të gjitha pikat kufitare së bashku me konfirmimin e certifikatës së vaksinimit duhet edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë i antigjenit.

Gjithsesi ministrja e Shëndetësisë tha se shtetasit e Malit të Zi dhe të huajt mund të hyjnë në vend edhe pa këto dëshmi, por duhet të vetëizolohen për 10 ditë.

Kjo karantinë mund të ndërpritet jo më herët se 3 ditë pas një testi negativ për Covidin. Në Malin e Zi në 2 javët e fundit ka pasur një rritje me 81% të rasteve të reja.