Rusi Daniil Medvedev (numri 2 në botë) dhe ai grek Stefanos Tsitsipas (numri 4 në botë) janë dy gjysmëfinalistët e fundit të grand slam-it Australian Open për meshkuj.
Tsitsipas fitoi me lehtësi 3-0 (6-3, 6-4, 6-2) ndaj adoleshentit italian Jannick Sinner në çerekfinale, ndeshje e dominuar nga tenisti grek. Ai pati epërsi në të tre setet, ndërsa Sinner (numri 11 në botë) tregoi se nuk ka shumë përvojë në të tilla nivele.
Më e bukur sfida tjetër çerekfinale, ku Medvedev fitoi 3-2 ndaj kanadezit Felix Auger-Aliassime, sfidë që zgjati 4 orë e 30 minuta. Ky i fundit (numri 9 në botë) fitoi 7-6, 6- 3 dy setet e para, por pa mundur të triumfojë.
Never count @DaniilMedwed out 🙅♂️
From two-sets-to-love down, the world No.2 completes the comeback to defeat Felix Auger-Aliassime 6-7(4) 3-6 7-6(2) 7-5 6-4 and advance to his second consecutive #AusOpen semifinal.#AO2022 pic.twitter.com/Pbel08qtGM
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 26, 2022
Medvedev nuk dorëzohet dhe përmbys shifrat, duke fituar 7-6, 7-5, 6-4 tre setet e tjera. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes spanjollit Rafael Nadal dhe italianit Matteo Berrettini.
Gjysmënale-Meshkuj
R.Nadal (Spa).-M.Berrettini (Ita)
S.Tsitsipas (Gre)-D.Medvedev (Rus)
Te femrat, tenistja polake Iga Swiatek fitoi sot 2-1 me përmbysje ndaj estonezes Kaia Kanepi. Kjo e fundit fitoi 6-4 setin e parë dhe iu afrua fitores edhe në setin e dytë. Por Swiatek nuk dorëzohet, duke fituar 7-6 setin e dytë në “tie break” dhe më pas 6-3 setin e tretë, duke shkuar në gjysmëfinale.
Përballë saj do të jetë tenistja amerikane Danielle Collins, numri 20 në botë. Ajo triumfoi pa shumë probleme ndaj francezes Alize Cornet me rezultatin 2-0 (7-5, 6-1). Vetëm seti i parë pati disi rivaliteti. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes australianes Ashleigh Barty dhe amerikanes Madison Keys.
Comeback complete 👊@iga_swiatek is through to her second Grand Slam semifinal, overcoming Kaia Kanepi 4-6 7-6(2) 6-3.#AusOpen · #AO2022 pic.twitter.com/22v9d1V2kE
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 26, 2022
Gjysmëfinale-Femra
A.Barty (Aus)-M.Keys (Usa)
D.Collins (Usa)-I.Swiatek (Pol)