MENU
klinika

Nga merkato, te kontrata

Mehmeti: Nuk jam trajner provizor i Partizanit

05.01.2022 - 11:57

Dritan Mehmeti zbulon planin e tij për të rikthyer Partizanin konkurrues. Në intervistën e tij të parë për mediat, Mehmeti foli për repartet ku të kuqtë kanë nevojë për tu përmirësuar, ku do të ndërhyjnë në merkato, ndërsa foli dhe për objektivat e klubit për pjesën e mbetur të sezonit:

“Unë jam pjesë e familjes, e kam detyrim të jap maksimumin. Nuk ka vlerë ana ekonomike por marrëdhëniet që kam me klubin, tifozët dhe presidentin. Lojtarët që kanë qenë pjesë dhe kanë vite eksperiencë do duhet të mbajnë përgjegjësi për situatën.

Dua të falënderoj Dajën për punën që ka bërë. Kjo punë do edhe fat. Të gjithë bashkë, drejtues, tifozë, lojtarë të ngremë këtë emër dhe të dalim nga kjo situatë. Lojtarët duhet ta kuptojnë se çfarë fanelle veshin. Duhet shumë punë dhe djersë. Të ndryshojmë mentalitetin e lojtarëve dhe të tregojnë se çfarë fanelle veshin. Vështirësia është e madhe por kjo më jep besim se bashkë me çunat do ja dalim.

Objektivi? Për sa kohë jam këtu, ndeshja e radhës është ajo që dua. Kam besim se do ja dalim. Puna e mirë që po bëhet për të vënë pikat mbi “i”, kam besim se marrëdhënia lojtar-staf-klub do na nxjerrë nga kjo gjendje. Tifozët janë oksigjeni ynë.

Me një pjesë të lojtarëve që kam, kemi dalë edhe kampionë dhe e di mentalitetin e tyre. Lojtarët mos jenë në trysni dhe të kuptojnë se çfarë klubi përfaqësojnë.

Ndryshime? Nisin që këtu. Po them dhe lajmëroj që do ja dalim bashkë. Të pranojmë gabimet, jam edhe unë pjesë e tyre. Nuk ka justifikime në futboll, ta kërkojmë fajin te vetja. Aty ku kemi gabuar, nxjerrim konkluzionet, kemi nevojë për 2-3 elementë për të dalë nga këtu.

Merkato? Në qendër të mbrojtjes, te boshti I ekipit. Në mesin e fushës dhe sulm. Jam demokrat në aspektin e zgjedhjeve. Në varësi të elementit që kam do zgjedh edhe formacionin.

Stafi? Po presim një analist ndeshjesh. Corrado Sachone do jetë përgatitës atletik. Kemi punuar mirë me italianin kur dolëm kampion me Gegën. Të mos humbasim kohë dhe të kërkojmë sa më shpejt rikthimin.

Kontrata? Nuk i kam marrëdhëniet me klubin në aspektin ekonomik. Jam i familjes dhe do bëj maksimumin në këtë detyrë të vështirë. Nuk jam i përkohshëm.

Titulli kampion? Titullin kampion e kam javën e parë, pas kësaj jave do flasim sërish për titullin kampion”, – tha Mehmeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN