MENU
klinika

NBA

Memphis bie pas 11 fitoreve radhazi, rikthehen Warriors

15.01.2022 - 14:05

Pas 11 fitoresh radhazi ndalet marshimi i Memphis, që u mund 112-85 nga Dallas Mavericks, një humbje disi e papritur për skuadrën që po dominonte në NBA. Ndeshje magjike e Luka Doncic që realizoi një “triple double” me 27 pikë 12 rebound e 10 asist.

Rikthehet pas dy humbjesh te fitorja skuadra e Golden State, që mundi thellë 138-96 Chicago Bulls në fushën e këtij të fundit. Kuminga me 25 pikë, që e nisi ndeshje nga stoli, ishte më i miri për Warriors, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.

Në krye të renditjes në Perëndim qëndron skuadra e Phoenix Suns, që mundi 112-94 Indiana Pacers, ndeshje ku u dallua Booker me 35 pikë. Fiton edhe Miami Heat, që falë 24 pikëve të Herro mundi 124-118 Atlanta Hawks.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN