MENU
klinika

Pranë rikthimit në Bundesligë

Mesfushori i Kombëtares e nis me gol vitin 2022

08.01.2022 - 18:06

Sezoni i ri ka nisur me gol për mesfushorin e Shqipërisë, Klaus Gjasula. Ky i fundit e ka nisur si titullar takimin mes Darmstad dhe Regensburg, miqësore që vlen para vazhdimit të sezonit.

Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 3-1, ndërsa lojtari shqiptar shënoi golin e dytë për ekipin e tij. Një lojë fëmijësh për Gjasulën që u gjend me portën e boshatisur dhe ku kërkohej vetëm që të shtyhej topin në rrjetë.

Megjithatë ky është sinjal i mirë për lojtarin kuqezi që ta nisi vitin me këmbë të mbarë. Darmstadt renditet në vendin e dytë në Bundeslgën 2, vetëm një pikë larg kreut dhe Gjasula është pranë rikthimit në elitën e futbollit gjerman.