MENU
klinika

Sulmuesi argjentinas

Messi arrin 300 milionë, e feston në këtë mënyrë…

27.01.2022 - 18:12

Jo vetëm futboll i luajtur që, në të vërtetë, nuk i dhuron shumë gëzime në këtë sezon. Në botën e Lionel Messi-t ka arritje edhe në jetën private ose, në këtë rast, në atë të rrjeteve sociale.

Pleshti, në fakt, në orët e kaluara ka festuar një arritje të veçantë në Instagram: 300 milionë ndjekës në platformën e njohur. Vetë Messi ka publikuar një postim përmbledhës me disa nga fotografitë më të mirë në rrjetin social të shoqëruar me mesazhin:

“Jemi 300 milionë, gjithmonë mirënjohës për mbështetjen tuaj. Një përqafim”. Mes imazheve të publikuara në disa montazhe, kanë qenë të pranishme edhe disa të kohës kur ishte akoma i vogël dhe po hidhte hapat e parë. Një postim që përshkon të gjitha etapat e karrierës fituese të argjentinasit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN