MENU
klinika

Hetimi në prag të vendimit të ‘Kushtetueses'

Meta: S’kam asnjë problem nëse më shkarkojnë

26.01.2022 - 22:23

Presidenti, Ilir Meta gjatë një interviste për Euronews Albania tha se i ka kërkuar KPA nisjen e një hetimi administrativ në prag të vendimin të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij.

“Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem” tha Meta duke shtuar se nuk ka bërë asnjë shkelje.

Nga ana tjetër, Presidenti tha se çështjen do ta ankimojë në gjykata evropiane.

Meta tha se nuk do të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimit të çështjes së shkarkimit të tij nga Parlamenti për shkelje të Kushtetutës.

Por shtoi se do të dërgojë përfaqësues ligjor dhe nuk do ta bojkotoi seancën.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të merret më 1 shkurt.

Presidenti Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim.