MENU
klinika

Presion Kushtetueses?

Meta: S’marrë pjesë në seancën e 1 shkurtit

26.01.2022 - 22:53

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancën e 1 shkurtit në Gjykatën Kushtetuese që do të vendosë për çështjen e shkarkimit të tij, pasi kjo gjykatë sipas tij i fshehu “Venecias” një pyetje thelbësore.

Në një intervistë në “EuroNews Albania” kreu i shtetit hodhi poshtë aludimet për presion ndaj trupës gjykuese pasi kërkoi procedim disiplinor ndaj gjykatëses Fiona Papajorgji.

Pjesë nga intervista

Pyetje: I jeni drejtuar Komisionit të Posaçëm të Apelit…I keni kërkuar procedim disiplinor për gjykatësen Fiona Papajorgji. Presion ndaj gjykatës?

Meta: Ça beteje kam unë me trupën kushtetuese! Për ça do më shkarkojnë, le të më shkarkojnë, ca problem kam unë. Unë kisha një problem deri në 25 prill, thoja o zot më ndihmo që ta kalojë këtë. “Koha për t’u çmendur” thoshte dikur Kiço Blushi. Parlamenti njëpartiak, opozita në rrugë. Më thoni një vend të Afrikës që nuk ka opozita një këshilltar në pushtetin vendor. Edhe në vende diktatoriale bëjnë sikur. Ku ja vend të NATO-s, të KiE-së… Opozita ka qenë e parlajmëruar prej meje për të mos lënë mandatet, të mos bojkotojë zgjedhjet. U kam thënë atyre të LSI-së ca dreq partie jeni që dalin studentët atje dhe nuk shkoni në Parlament. Ata morën atë drejtim dakord, por tani edhe ti zotëri që je kryeministër, nëse këta bëjnë protesta dhe bëjnë marrëzira dhe dëmtojnë kërpudhën, në të njëjtën orë lë edhe ti miting. S’ke punë tjetër? Do bëjë edhe zgjedhje pa dekret dhe pa e çuar në asnjë gjykatë dekretin e presidentit.

Pyetje: Presion ndaj gjykatësve?

Meta: E kisha problem deri në 25 prill. Gjykata do shkarkojë Metën pse ka dhënë intervistë te Çim Peka! Unë problem e kisha deri më 25 prill, tani s’më prish punë fare. Nuk ka asnjë presion. Thoja o Zot më ndihmo deri më 25 prill, çfarë do bëjë populli, ishin zgjedhjet, ishte Opozita në rrugëËshtë merita ime që Shqipëria në 25 prill edhe pse ndeshja ishte shitur nuk pati gjakderdhje.

Pyetje: A do shkoni në seancë?

Meta: Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore.

Pyetje: Do çoni përfaqësues ligjor?

Meta: Po s’i s’do çoj, ku e njoh unë bojkotin! Edhe në 96 vështirë të bojkotonte PS. Unë Ilir Rexhep Meta jo vetëm si president por edhe si kryetar i Kuvendit jo vetëm ka qenë merita ime që u bë me 140 vota ajo. Dy pelivanë merreshin vesh që të mos merreshin vesh. Bashkëpunimi i tyre është shumë i hapur.