MENU
klinika

Serie A, Java 20

Milan likuidon Romën, -1 pikë nga kreu

06.01.2022 - 21:30

Milan e nis mirë vitin 2022, duke fituar bindshëm në shtëpi ndaj Romës në shifrat 3-1. Një sukses që afron kuqezinjtë me kreun, tashmë vetëm një pikë larg Interit, që gjithsesi, ka një ndeshje më pak, për shkak se ndaj Bolognas u shty sot.

Ndeshja është zhbllokuar shpejt, në minutën e tetë. Giroud shënoi për kuqezinjtë me penallti, që është akorduar pas ndërhyrjes së VAR. Janë minuta të mira për vendasit, ndërsa miqtë duken të përhumbur.

Milan shënon edhe golin e dytë në 17’. Autori ishte Messias. Ibanez dha një pasim të gabuar mbrapa, Giroud shkoi i pari te topi, por gjuajtja e francezit është ndalur nga shtylla. Topi përfundoi në këmbë e Messia-s, i cili nuk ka gabuar.

Në fundin e pjesës së pare verdhekuqtë ngushtojnë diferencat në minutën e 40-të falë një devijimi të Abraham. Katër minuta më vonë ka patur një përplasje mes Karsdorp dhe Hernandez në të cilën janë përfshirë pothuajse të gjithë lojtarët.

Në pjesën e dytë, në 74’, Karsdorp merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Romën me 10 vetë. Katër minuta më pas në fushë hyn Ibrahimovic, që jep asistin për Leaon, me këtë të fundit që “vret” ndeshjen në 3-1 në 82’. Në 93’ ka penallti për Milanin, që humbet nga Ibra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN