MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

Minxhozi: 6 marsi një mundësi e PD për të verifikuar vetveten sa vlen

24.01.2022 - 22:55

Të ftuar në emisionin ‘RealStory’ Genc Pollo dhe analisti Skënder Minxhozi, folën për zgjedhjet e pjesshme për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive që iu ka mbaruar mandati.

Gjatë bisedës në studio, analisti Skënder Minxhozi tha se çështja tashmë është të zgjidhet nëse do të shkojnë të ndarë apo do të shkojnë të bashkuar.

Po ashtu theksoi se në këtë pikë KQZ njeh letrat dhe procedura, duke shtuar se Gjykata ende nuk ka folur për përplasjet në PD, ndërsa thekson se 6 marsin e sheh si një rast për të verifikuar vetveten.

‘Jemi fiks në pikën ku të gjithë pasagjerët e avionit kujtohen se nuk mund të fluturojë. Mes dy pjesë të PD është nevoja të mos ketë ndarje sepse fiton gjithmonë i treti. Logjika politike e momentit të shtyn të thuash se ne kemi të drejtën, por KQZ në këtë pikë ka letra dhe procedura. PD sipas letrave dhe procedurës , asaj të njohurës. Gjykata ende nuk ka folur për asnjë nga palët dhe unë 6 marsin do ta shihja si rast për të verifikuar vetveten sa vlen në terren. Unë besoj se Rithemelimi ka më shumë vota. Do të ishte racionale që Basha nëse ka shumë vota në terren është mirë ta marrë këtë mësim… Nëse Berisha pretendon se i ka ato vota të futen me kandidatë të pavarur dhe të tregojnë se sa vlejnë sepse ndryshe nuk shihet zgjidhje tjetër. Do shkojnë bashkë apo të ndarë, nëse shkojnë bashkë dikush mund të thotë përse bëtë gjithë atë luftë…’, tha ai.