MENU
klinika

Restorante tradicionale, pa asnjë produkt shqiptar

Mjaft, se nuk mban më ujë pilafi!

21.01.2022 - 19:50

Altin Prenga i Mrizit të Zanave, një ndër promovuesit më të mëdhenj të prodhimeve shqiptare, shkruan në një postim në rrjetet sociale, se është urgjent e nevojshme një strategji e mirë për provovimin e produkteve vendase. Prenga shkruan në instagramin e tij, se baret e restorantet përdorin pak prodhimet shqiptare, e më shumë recetat me produktet e huaja. Për këtë ai shkruan se është e nevojshme bashkëpunimi i të gjithëve, edhe e sipërmarrjeve private, për t’i dhënë një dorë prodhuesve shqiptarë.

“Mjaft më se nuk mban më ujë pilafi!

Keni parë ju vende malore në botë me kodra e fusha plot me mollë por asnjë bar, kafe, restorant nuk të ofron një lëng molle me krenari, një tortë me mollë, një mollë të pjekur, një sallatë me mollë etj?

Çfarë i kemi këto pastiçeri dhe restorante “tradicionale” me këta receta ku nuk përdoret lënda e parë vendit por vetëm sheqer, margarinë dhe miell si në kohët e qoftëlargut !

Duhet të ndryshojmë urgjent të gjithë!!

Çfarë turizmit bëjmë duke ofruar pije industriale në vend të lëngut me fruta stine vendore? Albert Begolli me djalin e tij Canin në Vranisht të Devollit më tregoi se kanë shitur në sezon edhe 3 lek një kg mollë!

Sot mora 3000 kg mollë më çmim të padrejtë për ta nga 20 lek deri tek 45 lekë. Por 3000 kg për këta prodhues është një pikë në oqean.

Duhet ndryshim mentaliteti urgjent nga të gjithë.

Mjafton një shtrydhëse në çdo bar, kafe, restorant, hotel të Korçës, Dibrës dhe çdo cepi të Shqipërisë tabela me shkrimin Mollë Korçe, Devolli, Dibre, Shegë Berati, Lezhe etj etj! Dhe në qoftë se mendoni se e kam gabim më shkruani një recetë tradicionale me mollë? Sa për informacion ëmbëlsira tiramisu është shpikur në vitet 70 dhe sot ajo gatuhet gjithkund, na duhet të ndryshojmë mentalitet urgjent, faleminderit!”, shkruan Altini i Mrizit.