MENU
klinika

Viti 2022 i gjen në krye të detyrës

Mjekët e spitalit të Lushnjes festojnë me pacientët

01.01.2022 - 13:44

Nata e ndërrimit të viteve i ka gjetur mjekët e spitalit të Lushnjes në krye të detyrës, duke iu shërbyer pacientëve, por edhe duke festuar krah tyre.

Mjeku Gentian Xhoxhi ka publikuar një foto nga spitali i Lushnjes krah kolegut të tij Josif Prençe, duke uruar një vit të mbarë për të gjithë qytetarët.

Në postimin e tij ka komentuar edhe deputeti Saimir Korreshi, që iu uron të dyve mjekëve mbarësi. Kujtojmë që Korreshi është një nga deputetët që ka folur shpesh në Parlament për spitalin e Lushnjes dhe kushtet e vështira të atij spitali, që nuk i lejon mjekët të bëjnë punën e tyre siç duhet.

Screenshot 1