MENU
klinika

50 vjet tornitor nuk i ndahet punës as në ditët e para të vitit

Mjeshtri që nuk pushon as për festa

02.01.2022 - 14:36

50 vite si tornitor në Uzinën mekanike të Gramshit për Shefqet Kumrinë nuk janë shumë.

Ndryshe nga të rinjtë, profesionistët e vjetër nuk ndahen dot nga tradita dhe madje i gjen në punë edhe në ditët e para të Janarit. Por me keqardhje profesionistët vërejnë se nuk përkrahen nga shteti.

Ndërkohë që gjithnjë e më shumë tregu ka nevojë për profesionistë interesi i të rinjve është I vakët pasi mungon stimulimi ekonomik.

Pas 50 vitesh Shefqeti ndihet krenar, por i varfër.

“I lashë fëmijët të varfër”, tha Shefqet Kumria.

Uzina Mekanike e Gramshit ka qenë vendi i punës për qindra familje të Gramshit. Dikur në këtë uzinë filloi aktiviteti për prodhimin e armëve dhe më pas kjo ndërmarrje u shndërrua në një ndërmarrje demontimi.