MENU
klinika

Personi me kapuç ndez fitilin dhe largohet

Momenti kur vendoset lënda plasëse në shtëpinë e Dukës

25.01.2022 - 14:26

Televizioni News24 ka publikuar pamjet e vendosjes së tritolit në shtëpinë e Armand Dukës, marrë nga kamerat e sigurisë. Aty shihet një person që i afrohet banesës së kreut të FSHF, Armand Duka dhe vendos sasinë e tritolit.

Është ora 22:03, ku një person, shfaqet para banesës së Dukës dhe shikon zonën. Në një moment, ai nxjerr nga xhepi lëndën plasëse, e ndez, e vendos në portën hyrëse të shtëpisë së kreut të federatës dhe largohet me shpejtësi.

Vlen të përmendet se deri më tani, policia nuk ka asnjë të shoqëruar për këtë ngjarje. Efektivë të shumtë, janë duke ruajtur banesën e numrit 1 të federatës. Vetë Duka është shprehur për mediat se ka marrë kërcënime të shumta, madje dhe me jetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN