MENU
klinika

Elbasan

Municione luftarake në banesë, kapet 44-vjeçari

29.01.2022 - 10:57

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit , pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake.

Në pranga ka rënë shtetasi Gentian Duka 44 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan të cilit i janë gjetur në banesë municione luftarake.

Në kuadër të operacionit “Kral”, është bërë i mundur sekuestrimi i një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti,një thikë dhe 7 karikatorë.

“Në zbatim të planit të masave për kontrollin e personave që mbajnë armë pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe ndjekjen me metoda proaktive, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kral” në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-G.D., 44 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së 44 vjeçarit, gjetën e sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti,një thikë dhe 7 karikatorë.

Provat e mësipërme janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Gjithashtu po vazhdon puna për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarje dhe të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi nëse është i implikuar në ngjarje kriminale të ndodhura më parë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Erdhi qershori tani, ju rrisim rrogën”

Rama inspekton pediatrin e re të spitalit të Elbasanit

Probleme me transaksionet financiare

Shkarkohet nga detyra një tjetër prokurore

“Nuk e vrava se m’u duk hallexhi”

Dëshmia e Hoxhajt për vëllain e Talo Çelës

Autorët e dy vrasjeve të bujshme në Elbasan

Kush janë ‘ushtarët’ që po shoqërojnë Dumanin në qeli