MENU
klinika

Tenis

Nadal triumfon në Melbourne, trofeu nr.89 i tij

09.01.2022 - 15:13

Tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi sot turneun “Melbourne Summer Set”, pasi mposhti 2-0 (7-6, 6-3) në finale francezin Maxime Cressy Ky është triumfi nr 89 në karrierë për Nadal që rikthehej në finale pas 9 muajsh.

Për Nadal ky është sezoni nr.19 me radhë që fiton të paktën një turne, duke u konfirmuar një legjendë e tenisit. Nadal nuk luante një finale që nga turneu Masters i Romës një vit më parë, kur mposhti Djokovic.

Spanjolli vinte nga një pushim i gjatë për shkak të një problemi në këmbë, që e detyroi të tërhiqej për 5 muaj. Në mesin e dhjetorit ai u infektua me Covid-19, duke vonuar disi përgatitjen, por ai arriti të rikuperojë.

Nadal duket kështu gati për grand slam të Australian Open, që nis pas një jave në Melbourne. “Një triumf që vjen pas një momenti të vështirë, ndaj për mua është një kënaqësi që arrita t’ia dal mbanë”, tha Nadal pas fitores.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN