MENU
klinika

Serie A, Java 21

Napoli rikthehet te fitorja, Atalanta “tenis” në Udine

09.01.2022 - 19:31

Napoli është rikthyer te fitorja pas dy ndeshjeve, duke mposhtur vetëm 1-0 Sampdorian. Një sukses jo aq i lehtë, me vetëm 1 gol, por që vlen shumë. Ndërsa Atalanta shpërtheu me 6 gola në Udine, duke fituar 6-2 ndaj Udineses.

Mjaftoi një gol i bukur nga Andrea Petagna që Napoli të kthehet te suksesi dhe ta bëjë duke marrë 3 pikë vendimtare në San Paolo ndaj Sampdorias. Ndeshja nis me një dëmtim të Insignes, kapiteni që ka firmosur te Toronto dhe në qershor do t’i thotë lamtumirë skuadrës azurre pas një jete…

Juan Jesus gjen golin e avantazhit por VAR korigjon vendimin e arbitrit pasi ishte në pozicion të parregullt. Por, Petagna drejt fund të pjesës së parë me një akrobaci shënon një supergol dhe ai mbetet deri në fund për djemtë e Spallettit, i kthyer në stol pas Covid-19.

Atalanta e nis vitin 2022 duke dhuruar një ndeshje tenisi në Udine, me gjashtë gola të shënuar ndaj ekipit friulian. Protagonist Luis Muriel me dy gola, ndërsa në këtë festival marrin pjesë edhe Pasalic, Malinovsky, Maehle dhe Pessina…Skuadra e Gasperinit blindon vendin e katërt në renditje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN