MENU
klinika

Tensionet në Ukrainë

NATO do t’i dërgojë një letër Rusisë me propozime

26.01.2022 - 10:21

NATO pritet t’i dërgojë një propozim me shkrim Rusisë deri në fund të kësaj jave për të gjetur një gjuhë të përbashkët e për të sheshuar tensionet në kufirin me Ukrainën.

Këtë e ka konfirmuar për CNN, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg,

“Ne do të theksojmë se jemi gati të ulemi… dhe të diskutojmë kontrollin e armëve, çarmatimin, transparencën në aktivitetet ushtarake, mekanizmat e reduktimit të rrezikut dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për sigurinë evropiane. Dhe gjithashtu të ulemi dhe të dëgjojmë shqetësimet ruse”, u shpreh Stoltenberg.

Shefi i NATO-s tha javën e kaluar se aleanca ushtarake perëndimore së shpejti do t’i dërgonte Rusisë propozimet e saj me shkrim, duke iu përgjigjur kërkesave të sigurisë së Moskës dhe do të sugjeronte bisedime serioze për kontrollin e armëve dhe masat e transparencës për aktivitetet ushtarake dhe të vendosjes së raketave.