MENU
klinika

Ish-presidenti i klubit të Elbasanit

Ndahet nga jeta Arben Laze, homazhet sot në “Elbasan Arena”

06.01.2022 - 11:57

Sporti shqiptar, mbi të gjitha ai i Elbasanit, është zgjuar këtë mëngjes me një lajm të kobshëm. Arben Laze, presidenti i klubit të Elbasanit, është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak të pësuar pak ditë më parë ndërsa po luftonte për jetën në spital.

Arben Laze ishte presidenti që i solli Elbasanit titullin e dytë në histori, pas 22 vitesh riktheu trofeun në qytet duke u shpallur kampion në sezonin e 2005-2006. Laze nuk u shkëput kurrë nga drejtimi i Elbasanit pavarësisht vështirësive të shumta që hasi ndër vite.

Presidenti i FSHF-ës Armand Duka, shprehu ngushëllimet për këtë humbje të madhe ndërsa homazhet në nderim të tij do të mbahen këtë të enjte nga ora 12:00 deri në 14:00.