MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Në Shkodër e Dibër, fituesi në diskutim. Në të tjerat…

28.01.2022 - 20:40

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare paraardhëse përbëjnë zakonisht një bazë të mirë për parashikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale. Aty ku njëri krah ka patur epërsi të dukshme në zgjedhjet paraardhëse parlamentare, suksesi në zgjedhjet lokale ka qenë pothuaj i sigurtë.

Por zgjedhjet e 6 marsit do të zhvillohen pas një ngjarje të veçantë – Berisha dhe pasardhësi i përzgjedhur prej tij (Basha) janë në një luftë politike për jetë a vdekje. Si rrjedhojë, elektorati i djathtë është tashmë i përçarë.


Përçarja e PD-së do të ndikojë padyshim në bashki si Durrësi, Lushnja, Vora e Rrogozhina, ku e majta rezultoi me epërsi në 25 prillin e vjetshëm. Duke ia bërë asaj të lehtë që ta ruajë përsëri epërsinë (shihni rezultatet e vjetshme në tabelën shoqëruese). Në Shkodër e Dibër, partitë opozitare (PD-AN dhe LSI) patën epërsi në 25 prillin e vjetshëm. Por sivjet PD-AN është e përçarë dhe votuesit e LSI-së nuk dihet nga do të anojnë apo nëse do të votojnë në këto dy bashki.

Për arsyet e mësipërme, gara duket se do të jetë e fortë për krejtë e bashkive në Shkodër e Dibër. Ndërsa në bashkitë e tjera, gara kryesore mbetet të jetë mes kandidatëve të Berishës e Bashës, se kush do të dalë i dyti apo i treti…

"Në raundin e tretë të shkohet me një kandidat"

Balla kundër propozimit të Alibeajt: 4-2-1 nuk është negociatë

Do të negociojë për të zgjidhur krizën brenda selisë blu?

A e njihni Berishën si kryetar të PD-së? Flet zyrtari i lartë i BE

"Nga eksodi, në eksod"

Tirana kryeqytet i Evropës!

“S’ka ecuri pa një opozitë të vërtetë”

Eurodeputeti jep mesazhet për Shqipërinë