MENU
klinika

PDK nuk merr pjesë, LDK dhe AAK e përkrahin

Nesër protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë

28.01.2022 - 14:22

Partia Socialdemokrate të shtunën do të protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në një adresim para mediave ka thënë se protesta do të jetë paqësore, por se priten edhe aksione kundër propozimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike, shkruan Reporteri.net.

“Ne nesër ftojmë secilin qytetar të Republikës së Kosovës, partitë politike e organizatat qeveritare sepse jemi të bindur se një numër i madh i qytetarëve do ta kthejë mbrapa vendimin e ZRRE-së. Protesta është paqësore por do të kemi edhe aksione simbolike që do ta shprehin revoltën e qytetarëve karshi këtij propozimi të ZRRE-së”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka treguar se është takuar edhe me përfaqësuesit e partive politike në vend për të marrë përkrahje rreth protestës.

Ai ka thënë se nga PDK, LDK e AAK kanë deklaruar se do ta mbështesin protestën, por se nuk ka informacione nëse do të jenë prezentë në protestë, përpos PDK-së e cila ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë.

“Jam takuar me Lumir Abdixhikun, Vlora Çitakun e Ramush Haradinajn.

Haradinaj ka deklaruar se do ta mbështesë protestën, ndërsa LDK ka thënë se pajtohet me kërkesat tona e njëjtë LDK. PDK ka thënë se ka arsye të protestohet por se vet nuk do të marrë pjesë”, u shpreh Molliqaj.

Gjatë ditës së djeshme kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka konfirmuar se mbështesin protestën, por se PDK nuk do të marrë pjesë në protestë.

Po në këtë javë, në Kosovë ka pasur edhe një protestë tjetër kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

 

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!