MENU
klinika

NBA

Nets fitojnë duelin e kreut, Jazz pësojnë humbjen e 4-t radhazi

13.01.2022 - 12:26

Përplasje të ekipeve kryesuese edhe në Konferencën e Lindjes në NBA. Brooklyn Nets fitoi 138-112 ndaj Chicago Bulls në një ndeshje spektakolare.

Kevin Durant me 27 pikë, James Harden me 25 pikë e 16 asist, si dhe Mills me 21 pikë, bënë diferencën në parket për Nets, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e LaVine për Bulls. Nets mbeten në vendin e dytë, por vetëm një fitore larg Bulls.

Në Perëndim zhgënjen skuadra e Utah Jazz, që në shtëpinë e saj u mposht 111-91 nga Cleveland. Humbja e katërt radhazi për Jazz, që zbret në vendin e katërt, duke humbur shumë terren me kreun.

Ndërsa Los Angeles Lakers përsojnë humbjen e dytë radhazi, teksa u mundën 125-116 nga Sacramento Kings. LeBron James realizoi 34 pikë për kalifornianët, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Ndërkohë që në parket luhej takimi, në tribunë u verifikua një incident, teksa disa tifozë janë përplasur mes tyre me grushte. Disa persona janë përfshirë në këtë sherr, por menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN