MENU
klinika

Historia e trishtë e Saphir Taider

Nga një lojtar i Inter, sot nuk paguan dot qiranë

05.01.2022 - 18:22

Dihet që Serie A është kulmi për shumë futbollistë, pa marrë parasysh se me cilën skuadër luan dhe sa paguhesh, më rroga që fillojnë nga 1 milion euro dhe kulmojnë në 12 mln euro në vit.

Por një futbollist i pasur i Serie A sot është i papunë pa qenë në gjendje të paguajë qiranë e shtëpisë. Historia e ish-lojtarit të Interit, Saphir Taider është shembulli më i fundit.

Mesfushori 29-vjeçar algjerian pas 110 paraqitjeve në ligën më të mirë italiane me fanellat e Bologna-s, Inter-it dhe Sassuolo-s, në fakt ka vendosur të largohet nga Italia dhe Evropa për të zbarkuar në vende më pak tërheqëse nga pikëpamja futbollistike e stimuluar nga pagat shumë më lart krahasuar me ato që mund të kishte perceptuar në Kontinentin e Vjetër.

Kështu në vitin 2018 Taider vendosi të kalonte Oqeanin Atlantik dhe të pranonte ofertën e pasur të kanadezëve të Montreal Impact, skuadra e pronarit të Bologna-s, Joey Saputo, që luan në MLS, liga më e mirë amerikane.

Në Kanada ai luan për tre sezone përpara se të bëjë një tjetër kalim në Oqean për të ndjekur një pagë edhe më të lartë. Në fakt, në tetor 2020, 29-vjeçari algjerian pranon ofertën luksoze të Al Ain FC dhe transferohet në Arabinë Saudite.

Dhe pikërisht këtu fillon zbritja e paepur që e ka bërë sot të mos ketë më para për të paguar qiranë e shtëpisë dhe tarifat e shkollës për fëmijët. Në fakt, aventura e tij në tokën saudite nuk shkoi siç shpresonte për shkak të dështimit të klubit për të respektuar marrëveshjet e parashikuara në momentin e transferimit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ish-mesfushori i Interit në një intervistë për Goal.com: “Kam marrë pagesën e pagave vetëm për dy muaj, nëntor dhe dhjetor – tha Taider – Nuk e kam marrë pagën që nga janari i vitit 2021. Në mars të vitit 2021 kam kontaktuar me presidentin e Al-Ain, Mazen Al Zahrrani dhe më premtoi se do t’i merrja rrogat me vonesë. Prita deri më 21 gusht 2021 dhe më pas e ndërpreva kontratën duke paditur klubin para FIFA-s dhe fitova. Tani më ka borxh 6 milionë euro”.

Paratë Saphir Taider nuk i mori kurrë. Dhe kjo, së bashku me faktin se pas përfundimit të kontratës ai nuk mund të gjente më ekip dhe mbeti i papunë, e bëri atë të kalojë një periudhë shumë të vështirë nga pikëpamja ekonomike:

“Problemi im tani është se unë jam liruar dhe mund të nënshkruaj me çdo klub tjetër: Kam humbur gjithçka dhe nuk mund të paguaj qiranë apo tarifat e shkollës së fëmijëve të mi. U përpoqa të kontaktoj presidenti i Al-Ain-it shumë herë për të marrë paratë e mia, por ai kurrë nuk u përgjigj”, përfundoi Taider.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN