MENU
klinika

"PD do marrë “boom” votash"

Ngjela: Saliu do tërhiqet, do fusë kokën në batanije!

26.01.2022 - 16:55

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, Ngjela deklaroi se pasi Gjykata e Tiranës njohu Lulzim Bashën si kryetar, Berishës nuk i ngelet gjë tjetër veçëse të heshtë dhe të “fusë kokën në batanije”.

Ndërkohë që thekson se Lulzim Basha do të marrë “boom” votash në zgjedhje.

“Ishte e sigurt që do fliste gjykata, ç’a do bënte, ndoshta Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mund të kishte bërë ndonjë gjë ndryshe, se është politik dhe Rama do Berishën përballë dhe jo Bashën. Dolën fantazëm këto të tjerat, sipas parashikimit që ju thashë unë. Nëse do të hyjnë si të pavarur, ka një nënçmim ligjor Saliu, nuk ka sigël politike.

Nëse i fut kandidatët, i fut vetëm si të pavarur, duhet të mbledhë firmat për këtë. Mblidhet numri i firmave që kërkon ligji, i depoziton dhe regjistrohesh si kandidat në zgjedhje. Strukturat e PD-së e kanë ditur se Saliu është kryetar, por tani që ligji nuk e ka pranuar, ajo që do krijojë një hap përpara të Bashës është gjithë abstenimi i PD-së. Partia Demokratike ka shumë abstenues për shkak të prezencës së Saliut, të cilat janë vota që shkojnë te Basha.

Tani që jemi në këtë situatë unë mendoj se Basha do ketë “boom”. Ka kohë të grupohet të dalë në popull të kërkoj votat dhe të thotë që Saliu nuk është më. Ëshët një gjë e padiskutueshme që do të jepej ky vendim gjykate. Saliu mendon se ligji është ai.

Ç’do bëjë Berisha tani? Do heshtë, do futi kokën në batanije! Nëse del me kandidat të pavarur, nuk fiton se nuk ka sigël. Basha do të mbledhë të abstenuarit dhe do të marrë shumë vota. Kandidatët e Bashës do të marrin shumë vota”, tha Ngjela.