MENU
klinika

Fantazisti i Kombëtares

Një tjetër klub i madh kërkon Bajramin

26.01.2022 - 13:57

Nedim Bajrami po kalon një moment fantastik, është kthyer në një nga lojtarët më të lakuar në Serie A. Prej kohësh flitet për një interesim nga ana e Sassuolo, Torino, Inter dhe Lazio, ndërsa së fundmi në skenë ka dalë edhe Napoli.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Napoli po vlerëson seriozisht këtë opsion pasi në sytë e drejtuesve, Bajrami shihet si lojtari ideal për të zëvendësuar Insigne i cili në fund të sezonit do të nis një aventurë të re tek Toronto. Bajrami tek Empoli aktivizohet pas dy sulmuesve ndërsa deri më tani ka shënuar 6 gola në Serie A dhe ka dhuruar 8 asiste.

Fantazisti shqiptar u transferua tek Empoli në 2019 për 800 mijë euro, ndërsa tashmë kushton minimalisht 10 milionë euro. Presidenti Corsi është i vetëdijshëm që ka në dispozicion një “xhevahir” që mund të mbush arkat e klubit dhe po shqyrton me qetësi të gjithë ofertat që vijnë në drejtim të Bajramit.

Vështirë të mendosh se mund ta mbajë më gjatë, në fund të sezonit, futbollisti shqiptar pritet të ndryshoj skuadër, pasi për të interesohen klubet më të mëdha në Serie A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të "çmendur" pas sulmuesit shqiptar

Southampton 30 mln euro për Brojën, sheikët 40 mln