MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Një tjetër klub i Serie A kërkon Kumbullën

25.01.2022 - 19:24

Pavarësisht se kohët e fundit duket se është vendosur “paqja” me trajnerin Jose Mourinho dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Marash Kumbulla po merr minuta te Roma, zërat e merkatos nuk mungojnë.

Sipas mediave italiane, Kumbulla, është në listën e dëshirave të Fiorentinës. Klubi vjollcë, kërkon të afrojë shqiptarin për të konsoliduar repartin e mbrojtjes.

Fiorentina mund të tentojë deri në fund të bind Romën për të lënë të lirë Marash Kumbullën. Për sa i përket formës së transferimit, nga raportimet në mediat italine, bëhet me dije se “vjollcat” kërkojnë një huazim me të drejtë blerje.

Gjithsesi, ekziston mundësia që Fiorentina të investojë menjëherë paratë. Gjithçka pritet të qartësohet në ditët në vijim. E rëndësishme është mbrojtësi shqiptare ka gjetur ritmin e duhur dhe ka bindur të gjithë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN