A keni vënë re se ju shqetëson kur dikush pranë jush bën zhurmën më të vogël apo përtyp me zë të lartë? Ekspertët kanë zbuluar se ekziston një emër i veçantë për një gjendje të tillë – misofoni. Ky çrregullim neurologjik është një ndjeshmëri e lartë ndaj tingujve të tillë si përtypja, kollitja apo të ngjashme.
Tek disa njerëz është më i zhvilluar se te të tjerët. Në këto raste është e nevojshme që personi të shkojë në terapi konjitive biheviorale për të zgjidhur problemin e tij. Ky çrregullim mori këtë emër në 2001, por një studim i 2018 tregoi se ka prova reale për këtë.
Personat me misofoni kanë një dallim të dukshëm në lobin frontal të trurit, për shkak të të cilit ka një reagim më intensiv ndaj tingujve të caktuar, dhe nganjëherë një rrahje të shpejtë të zemrës dhe ënjtje. Gjithashtu është zbuluar se personat me misofoni mund të kenë vështirësi në të mësuar.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që, nëse vëreni se jeni të acaruar nga tinguj të tillë, duhet të punoni diku ku nuk ka aq shumë shpërqendrime. Është gjithashtu e rëndësishme që prindërit të kuptojnë se fëmijët nuk e bëjnë këtë me qëllim, por ndonjëherë është vërtet e vështirë për ta të përqendrohen.