MENU
klinika

Serie A, Java 20

Nuk ka fitues, Juventus dhe Napoli ndalin njëri-tjetrin

06.01.2022 - 23:43

Kryendeshja e javës 20-të të Serie A mes Juventus dhe Napolit, e luajtur në “Allianz Stadium” ka përfunduar në barazim 1-1. Një pikë që vlen pak për objektivat e të dyja skuadrave në këtë stacion të garës.

Napoli kaloi i pari në avantazh, në minutën e 23-të. Insigne ndërron lojën për Politanon në të djathtë, që pason për Mertens dhe belgu me një diagonale mposht Szczesny për avantazhin e ekipit të Spallettit, që nuk ishte në stol pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Pavarësisht indikacioneve të Autoriteteve Shëndetësore, Napoli futi në fushë Zielinskin, Rrahmanin dhe Lobotkan, që duhet të ishin në karantinë, pasi nuk janë vaksinuar ende me dozën e tretë dhe kontakte të ngushta me subjekte pozitive.

Sipas karantinës “të zbutur” të vendosur më 30 dhjetor, data 3 duhet të ishte izolim, ndërsa sipas karantinës “të butë” të pranishme në protokollin e FIGC prania në terren është e saktë, pasi është një “udhëtim shtëpi-punë”. Megjithatë, tre lojtarët tani përballen me një gjobë administrative.

Pjesa e parë përfundoi 0-1. Në të dytën ritëm i pabesueshëm në “Juventus Stadium”, aty ku ka ardhur goli i Federico Chiesa që mungonte prej kohësh. Sulmuesi i krahut ka përfituar nga një top jo i larguar si duhet nga Rrahmani, teksa goditja e tij ka pasur edhe fatin që sfera është devijuar pak nga Lobotka duke befasuar portierin Ospina. Nuk pati më gola, mbyllet 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN