MENU
klinika

Serie A, Java 22

Nuk ka fitues në derbin e shqiptarëve në Itali

22.01.2022 - 23:47

Mbrëmja e sotme rezervoi një përballje special, ku Strakosha dhe Hysaj u ndeshën kundër Gjimshitit. Por është mbyllur 0-0 sfida mes Lazio-s dhe Atalanta-s, e vlefshme për javën e 23-të të Serisë A.

Në “Olimpico” është zhvilluar një ndeshje e ekuilibruar, me një pjesë të parë shumë taktike dhe pa emocione, e ndjekur nga një pjesë e dytë më e gjallëruar.

Bardhekaltrit kanë shkuar më afër golit me shtyllën e Zacagni-t në minutën e 64-t, por begramaskët kanë rezistuar pavarësisht mungesave të shumta. Në fund, një pikë për secilën nga skuadrat që nuk i bën punë asnjërës. Strakosha dhe Gjimshiti luajtën 90 minuta, Hysaj u zëvendësua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i Empolit për shqiptarin

“Bajrami ishte afër Juves, e vështirë ta mbash”