Blogeri Olti Curri edhe pse kohët e fundit nuk e kemi parë në televizion apo emisione të ndryshme ku i cili ka marrë pjesë, ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh herë bën replika ndaj gjërave që nuk i pëlqejnë e anasjelltas.
Mesa duket ajo çka nuk i ka pëlqyer nga mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP” ka qenë improvizimi i emisionit Fiks Fare, ndaj të cilit Olti ka bërë një postim ku shkruan:
“Tani u ngrit niveli i humorit në standart TV Tirana 2000”.
Por duket qartë se këtë gjë Meridiani nuk e ka pritur aspak mirë, pas daljes së tij ai ka ripostuar postimim duke shkruajtur:
”Të paktën ne jemi në TCH, nuk kemi kapur krevatin e shtëpisë!”
Edhe Olti nga ana tjetër nuk ja ka përtuar aspak:
”Vazhdon të punojë pa pagesë e merret me kalorsin pse i varen këmbët. Ti nuk je në Top, por Topi të përdorisi top llastiku e talli topet me ty. Tani ulu me Sheilen dhe Palomën e bëni shtiza.”
Rikujtojmë se Meridiani doli pikërisht ditën e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP” nga nominimi përballë Ilirit dhe Donaldit. Ai menjëherë pas daljes pati edhe një debat me opinionisten Balina Bodinaku ku kjo e fundit e quajti disa herë gënjeshtar.